Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) nuk ka pasur më asnjë rast të koronavirusit prej një jave.
Ministri vendas i Shëndetësisë, Ali Pili" />

Asnjë rast prej një jave, vendi i vogël mposht koronavirusin?

Asnjë rast prej një jave, vendi i vogël mposht koronavirusin?

Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) nuk ka pasur më asnjë rast të koronavirusit prej një jave.

Ministri vendas i Shëndetësisë, Ali Pili, tha se 2,868 teste ishin kryer gjatë kësaj periudhe por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar negativ. Virusi në këtë pjesë të ishullit u shfaq për herë të parë në 10 mars, kur një turist gjerman që po vizitonte zonën, rezultoi i infektuar.

Deri tani, për Covid 19 në Qipron turke janë testuar mbi 8.400 persona dhe janë raportuar 108 raste. 87 vetë kanë arritur të shërohen, ndërsa 4 persona kanë humbur jetën.

Vendi mori që në fillim masa të rrepta, duke pezulluar shkollat, duke mbyllur zyra publike dhe shumicën e bizneseve, e duke imponuar një shtetrrethim të pjesshëm dhe mbylljen e kufijve në përputhje me masat e zgjatura deri në 30 prill.

Të gjithë qytetarëve u është kërkuar të mbajnë maska për fytyrën dhe të dalin vetëm për nevoja thelbësore. Në Qipron greke sakaq së fundi u regjistruan 9 raste të reja, duke e cuar ne 804 totalin e të infektuarve, teksa vdekjet janë 14.

Një kapërcim ka shënuar sakaq bilanci I jetëvë të humbura në Turqi, që shënon tani mbi 2.600 dhe infektimet janë më shumë se 100.000.