Assesi të stabilizohet gjendja me rastet e shumta të të infektuarëve

Rastet me coronavirus po janë të shumta çdo ditë. Të martën u raportuan 183 raste

Assesi të stabilizohet gjendja me rastet e shumta të të infektuarëve

Për Kosovën edhe e martja ishte ditë e rëndë pasi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar per 183 raste pozitiv me coronavirus.

Kjo statistikë vjen pasi një ditë më parë, Kosova shënoi rekordin e Zi me 195 raste me coronavirus brenda 24 orëshit.

Ajo që mbetet shqetësuese është fakti se ishte konstante numrat rreth e mbi 100 dhe u besua se ky ishte kulmi i pandemisë. Por, tani numrat janë më të frikshëm; po sillen rreth 200 raste brenda një dite.

Kjo ka detyruar Qeverinë e Kosovës që të marrë masa parandaluese, por edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po apelon rritje të kujdesit, sidomos maskat duhet të vendosen dhe distanca sociale duhet të respektohet.

Poshtu, numri i vdekjeve po rritet. Më 13 mars kur shpërtheu pandeimia ishte vendosur për izolim të plotë përpos sektorëve ekzistencialë. Tri fazat lehtësuese të masave që filluan nga 4 maji dhe u përmbyllën me fazën e tretë me 1 qërshor rritën dukshëm qarkullimin e njerëzëve. /Insajderi.com/