Aston Villa po mundohet që me çdo kusht ta mbajë kapitenin

Aston Villa po mundohet që me çdo kusht ta mbajë kapitenin

Mesfushori, Jack Grealish, ka qenë i lidhur me një kalim tek Manchester United prej kohësh.

Por, Aston Villa, janë gati t’ia ofrojnë një kontratë të re Grealish, me të cilën do të përfitonte 100 mijë funta në javë, shkruan The Sun, njofton Insajderi.

United kanë qenë gati të bëjnë një lëvizje për kapitenin e Villa-s, i cili për momentin paguhet 70 mijë funta në javë.

Por, Villa do të bëjë të pamundurën për ta ndalur në klub Grealish e gjithashtu edhe Tyrone Mings dhe John McGinn, tash pasi ka siguruar pjesëmarrjen në Premier Ligë./Insajderi.com