Astrit Selmani shënon dhe asiston për Hammarby

Astrit Selmani shënon dhe asiston për Hammarby

Astrit Selmani po përjeton një moment të shkëlqyer në karrierë ku ishte një nga lojtarët më të spikatur në Suedi duke shënuar 15 gola, ku u rendit i dyti si golashënues, njofton Insajderi.

Me këto paraqitje sulmuesi 23 vjeçar siguroi një kontratë nga skuadra e Hammarby-t, klub që Ibrahimoviç zotëron një pjesë të aksioneve.

Ishte një debutim fantastik i Selmanit me Hammarby-n i cili ka shënuar dhe ka dhuruar një asist në ndeshjen miqësore ndaj Akropolis të përfunduar me barazimin 3-3. /Insajderi.com