Astronomët paralajmërojnë se satelitët Starlink të Elon Musk mund të limitojnë zbulimet shkencore

Astronomët paralajmërojnë se satelitët Starlink të Elon Musk mund të limitojnë zbulimet shkencore

Astronomë të shumtë kanë paralajmëruar se konstelacionet e satelitëve mund të kenë impakt ekstrem në astronomi dhe progres shkencorë.

Një raportim i Satellite Constellations 1 (Satcon1)ka gjetur se konstelacionet e satelitëve të ndritshëm do të kenë impakt në paraqitjen e e qiellit për vëzhguesit e yjeve në botë, raporton Independent, shkruan Insajderi.

Ky hulumtim ka mbledhur më shumë se 250 astronomë, operatorë satelitësh dhe avokatë të qiellit të errët për të kuptuar impaktin astronomik të satelitëve të mëdhenjë.

“Ne kemi gjetur se në rastin më të keq, konstelacionet kanë impakt në disa programe shkencore të cilat janë afektuar”, thuhet në raportin e publikuar të martën.

SpaceX e Elon Musk planifikon të dërgojë më shumë se 30.000 Starlink satelitë në mënyrë që të arrijë një shpejtësi të lartë të internetit në Tokë. Raporti paralajmëroi që “vetëm Starlink mund të dyfishojë numrin e objekteve në hapsirë, të cila vërehen vetëm me sy në muzg”./Insajderi.com