
Facebook po u ofron përdoruesve para që të përmbahen nga përdorimi i faqes dhe Instagram në javët përpara zgjedhjeve në nëntor, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.
Për të vlerësuar ndikimin e mediave sociale në votim, kompania do të paguajë anëtarët e zgjedhur deri në 120 dollarë për të çaktivizuar llogaritë e tyre duke filluar në fund të shtatorit.
“Kushdo që zgjedh të marrë pjesë – nëse është duke përfunduar sondazhe ose duke çaktivizuar FB ose IG për një periudhë kohe – do të kompensohet,” shkroi zëdhënësi i Facebook Liz Bourgeois javën e kaluar. “Ky është një standard për këtë lloj kërkimi akademik.”
Gjigandi i Silicon Valley tha se pret që 200,000 deri 400,000 njerëz të marrin pjesë. /Insajderi.com