Ata që përfituan nga masa 15 nga sot mund t’i tërhiqni mjetet

Pako 15 përfshinë aplikanët që nuk e kanë asnjë anëtar në familje të punësuar.

Ata që përfituan nga masa 15 nga sot mund t’i tërhiqni mjetet

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar të hënën se mjetet për masën 15, e cila përfshinë familjet që nuk e kanë asnjë anëtar të punësuar.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se sot (dt. 29.06.2020) Ministria e Financave ka realizuar pagesat për masën 15 në shumë prej 1,991,210.00 euro për 15,317 familje përfituese të cilët nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Paratë mund të tërhiqen nga dita e sotme.

Por, nga institucionet shëndetësore po apelohet që të ketë kujdes të shtuar si masa mbrojtëse ndaj përhapjes së coronavirusit. Maskat, dorëzat dhe distanca sociale janë të domosdoshme. /Insajderi.com/