“Ata shpëtimtarët e kombit” – Veseli ironizon me Albin Kurtin dhe Avdullah Hotin

“Ata shpëtimtarët e kombit” – Veseli ironizon me Albin Kurtin dhe Avdullah Hotin

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka ironizuar me qëndrimet e opozitës për mosbashkëpunim me pushtetin në dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë një marrëveshje të fshehtë Thaçi – Vuçiq me idenë për korrigjim kufijsh. Madje, sipas tij, ky është një qëndrim i përhapur nga “shpëtimtarët e kombit” duke iu referuar partive opozitare, LDK e VV.

Ai ka thënë, opozita me deklarimet e tyre po i frikëson njerëzit duke ngjallur perceptimin se koalicioni qeverisës po synon shkatërrimin e vendit.

Veseli theksoi se për kundërshtar e llogarit vetëm Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

“Unë tradhtar, presidenti tradhtar e Avdullah Hoti shpëtimtar, Albin Kurti shpëtimtar. Nuk shkon kështu, hajde të bëhemi bashkë. Duhet t’i bashkohet dialogut, unë do t’u bëj ftesë publike çdo të hënë në orën 10”, ka thënë ai.