Atdheu e gjuajti me karrige? Shqipe Hysenaj reagon pas kësaj deklarate

Atdheu e gjuajti me karrige? Shqipe Hysenaj reagon pas kësaj deklarate

Mbrëmja e djeshme në “Për’puthen”, ishte një nga më të zhurmshmet që kemi parë këto gjashtë muajt e fundit.

Gjithçka nisi kur Atdhe Xharavina zbuloi se ai kishte puthur Antonela Berishajn, në kohën kur ajo kishte debutuar në skenën e dashurisë, fiks në ditën që ai kishte përuruar lokalin e tij në Tiranë.

Puthja nuk u mohua nga Antonela, mirëpo ajo deklaroi se nuk ndodhi me dëshirën e saj, teksa të dy ishin në makinën e konkurrentit.

Këto akuza, më pas nxorën në pah edhe një tjetër fenomen në emisionin e dashurisë – grupimet e djemve.

Disa nga konkurrentët, pohuan se ka diçka të tillë në “Për’puthen” gjë që po cenon edhe lirinë e tyre për të zgjedhur njëri tjetrin në takim. Antonela ndër të tjerash, dëshmoi se kjo është e vërtetë me një postim që Elvisi kishte bërë në llogarinë e tij në Instagram, duke i dal në mbrojtje Atdheut, pas puthjes.

Ai i quan “monstra” gratë që mashtrojnë duke targetuar kështu specifikisht Antonelën, gjë që e pranoi gjatë emisionit.

Pas kësaj ngjarje, opininonisti që reagoi i revoltuar, dhe Antonela e përlotur në anën tjetër, të dy kërkuan që Loco të ndëshkohej me përjashtim nga spektakli.

Rikthehemi sërish tek Atdheu dhe sjellja e tij më gratë e emisionit. Antonela ndër të tjerash, e quajti atë “shpifësirë”, dhe një burrë që tenton të godasë një grua me karrige – në këtë rast ajo pati fjalën për ish-konkurrenten, Shqipe Hysenaj.

“Momenti që ma ke shpifur ka qenë atë ditë që i ke gjuajtur Shqipes me karrige në emision. Ma ke kujtuar babin tim me ato skena. Ndyrësirë je! Ashtu i trajtoni femrat, preferoj të dal nga emisioni vetëm se me ju. Shpifësirë je! Duke i gjuajtur karrigen në fytyrë tjetrës. Shpresoj të ketë drejtësi për meshkuj si ju!”, thotë ajo.

Rasti mendohet të ketë ndodhur gjatë një episodi të “Për’puthen Prime”, kur Shqipja kishte zënë karrigen si opinioniste.

Pas transmetimi të puntatës, Shqipja reagoi me anë të një postimi në Instagram, duke lënë të kuptohet se skena kishte ndodhur, dhe se shpejt këta “burracakët” do dalin nga emisioni.

“Çdo gjë ka kohën e vet…dhe mos më bëni më shumë pyetje, sepse nuk ju kam zhgënjyer asnjëherë. Shumë shpejt do dalin dhe këta 2 burracakët”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se pak ditë më parë, ndërkohë që Atdheu dhe Elvisi sulmonin Antonelën, ka qenë Shqipja ajo që i ka dalë në mbrojtje konkurrentes, duke i thënë ta mbajë kokën lart sepse shpejt edhe ata të dy do të demaskohen. /Insajderi.com