ATK shënon rritje të të hyrave prej 29 për qind

ATK shënon rritje të të hyrave prej 29 për qind

Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar rritje të të hyrave gjatë vitit 2021 prej 126.06 milionë eurosh ose 29.5 për qind, përcjell Insajderi.com.

Përmes njoftimit, ATK theksoi se këto të hyra garantojnë realizim të projeksionit për këtë vit, por edhe tejkalimin e tij, bazuar në trendin aktual.

“Vetëm edhe një muaj para përfundimit të vitit 2021, Administrata Tatimore e Kosovës inkason 552.7 milion euro tatime, të hyra këto të cilat garantojnë realizim të projeksionit për këtë vit, por edhe tejkalimin e tij, bazuar në trendin aktual.

Realizimi i të hyrave për këto njëmbëdhjetë muaj ka shënuar rritje për 126.06 milion euro ose shprehur në përqindje 29.5% më shumë nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Rritje të inkasimit është shënuar edhe në raport me planin e paraparë për 41.6 milion euro apo 8.2% më shumë”, thuhet ndër tjerash në njoftim./Insajderi.com