Atletico dhe Bayern ndajnë pikët

Atletico dhe Bayern ndajnë pikët

Ka mbaruar ndeshja në grupin A në Ligën e Kampionëve mes Atletico Madrid dhe Bayern Munchen me shifrat 1:1, njofton Insajderi.

Të parët kaluan në epërsi spanjollët me golin e sulmuesit portugez Joao Felix (26’), ndërsa katër minuta para fundit, barazuan rezultatin gjermanët me golin e Thomas Mueller i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Me këtë barazim, skuadra e Simeones rrezikon seriozisht pozitën e dytë në grup, pasi ka gjashtë pikë, dy më shumë se Salzburg, ndërsa në ndeshjen e fundit në grup, madrilenët e zhvillojnë pikërisht ndaj Austriakëve në Austri.

Në anën tjetër, bavarezët më parë kanë siguruar plasmanin për raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi ndodhen në krye të grupit me 13 pikë. /Insajderi.com