Atletico Madrid fiton minimalisht te Elche

Atletico Madrid fiton minimalisht te Elche

Atletico e Madridit, arriti një fitore dramatike në transfertë ndaj Elches, me rezultatin 0-1. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Marcos Llorente në minutën e 23-të. Pas asistit të belgut Carrasco, mesfushori i Atleticos, nuk fali duke dërguar topin në rrjetë, njofton Insajderi.

Skuadra e Simeones, vuajti jo pak në këtë përballje, teksa në minutën e 90+1’ vendasit e Elches, shpërdoruan një penallti me anë të futbollistit Fidel. Gjuajtja e tij u ndal në shtyllën e majtë pingule.

Fati i buzëqeshi, kryeqytetasve, të cilët kanë marshuar në krye me 76 pikë në 34 ndeshje, pesë më shumë se Reali dhe Barça që kanë nga një ndeshje më pak. Sfidën e radhës Atletico e Simeones, do të jetë mysafire në “Camp Nou” ndaj Barcelonës, në një përballje që pritet të vendosë fatet e sezonit. /Insajderi.com