Atletico Madrid vs Chelsea zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë

Atletico Madrid vs Chelsea zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë

Sfida e parë e raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid-Chelsea do të zhvillohet në stadiumin kombëtar të Bukureshtit në Rumani. Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të klubit nga Londra, njofton Insajderi.

Ndeshja e kthimit është konfirmuar që do të luhet në stadiumin e Chelsea-t në “Stamford Bridge”.

“UEFA konfirmoi se takimi parë i raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve me Atletico Madridin do të zhvillohet në stadiumin kombëtar të Bukureshtit në Rumani. Data e ndeshjes është 23 shkurt dhe ora 21:00. Sfida e kthimit do të luhet në ‘Stamford Bridge’ në 17 mars”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Chelsea-t.

Atletico Madrid-Chelsea është një takimi i radhës i kompeticioneve europiane që do të luhet në fushë neutrale pas Leipzig-Liverpool, Real Sociedad-Manchester United, Arsenal-Benfica, etj. /Insajderi.com