Atletico Madrid vs Sevilla – formacionet

Atletico Madrid vs Sevilla – formacionet

Sonte me fillim nga ora 21:30, Atletico Madrid pret në “Wanda Metropolitano” mysafirët e Sevilla-s, në kuadër të ndeshjes së mbetur të La Liga-s, njofton Insajderi.

Ekipi nga Madridi momentalisht kryeson në La Liga me 38 pikë, një më shumë se rivali i qytetit, Real, dhe katër më shumë se Barcelona e vendit të tretë, mirëpo ekipi i Simoeone-s ka tre ndeshje më pak të zhvilluara.

Në taborin tjetër, Sevilla ndodhet në vendin e gjashtë në ligë me 30 pikë, pas 16 ndeshjeve të zhvilluara.

Në pesë ndeshjet e fundit, Atletico ka arritur katër fitore dhe një humbje, ajo në derbin ndaj Realit të Madridit, ndërsa Sevilla ka tre fitore dhe dy barazime.

Simeone në këtë ndeshje do të luajë me skemën e zakonshme 4-4-2, ndërsa Julen Lopetegui do të fillojë me 4-3-3.

Atletico: Oblak; Trippier, Gimenez, Savic, Hermoso; Carrasco, Koke, Llorente, Lemar; Correa, Luis Suarez.

Sevilla: Bounou; Acuna, Carlos, Kounde, Navas; Jordan, Fernando, Rakitic; Ocampos, En-Nesyri, Suso. /Insajderi.com