Atletico mposht Alaves-in, ruan kryesimin në La Liga

Atletico mposht Alaves-in, ruan kryesimin në La Liga

Atletico Madrid e ka nisur vitin 2021 me fitore, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 skuadrën e Alaves, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga, njofton Insajderi.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të skuadrës së Simeone-s, falë golit të Marcos Llorente, i cili shënoi në minutën e 41-të, pas një asisti perfekt të marrë nga Luiz Suarez, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.

Suarez u bë përsëri protagonist për skuadrën e tij, duke shënuar në minutën e 90-të golin e fitores për “Los Cholchoneros”, pasi Alaves kishte barazuar më parë në minutën e 84-të me një autogol të Felipe-s . Me këtë fitore, Atletico vazhdon në krye të tabelës me 38 pikë, dy më shumë se Reali i vendit të dytë, por kujtojmë se skuadra e Simeone-s ka dy ndeshje më pak se ekipi i Zidane-s. /Insajderi.com