Atletico mposht Eibar-in me dy golat e Luis Suarez, përforcon vendin e parë në La Liga

Atletico mposht Eibar-in me dy golat e Luis Suarez, përforcon vendin e parë në La Liga

Atletiko Madridi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme dhe të vuajtur në të njëjtën kohë, teksa ka mposhtur me përmbysje Eibar-in, njofton Insajderi.

Ishte portieri i skuadrës vendase, Dmitroviç, i cili kaloi të tijtë në avantazh, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Luis Suarez vendosi baraspeshën, pesë minuta para se të mbyllej pjesa e parë.

Ishte përsëri uruguaiani, i cili në minutën e 89-të shënoi edhe golin e përmbysjes për skuadrën e Simoenes nga penalltia, që tashmë e shikon veten të shkëputur me shtatë pikë në krye të renditjes.

Një fitore kjo shumë e vuajtur për madrilenët, pasi Eibari i shkoi disa herë afër golit të dytë, por nuk ia doli të shënojë. /Insajderi.com