Atletico në avantazh përballë Barcelonës pas pjesës së parë

Atletico në avantazh përballë Barcelonës pas pjesës së parë

Është mbyllur pjesa e parë në “Wanda Metropolitano”, ku pas 45’ minutave të parë, skuadra e Simeones ndodhet në avantazh minimal kundër Barcelonës, njofton Insajderi.

Që nga fillimi ndeshja ishte e kontrolluar nga “blaugranët”, duke e mbajtur nën presion të vazhdueshëm Atleticon, mirëpo golin në fund të pjesës së parë e shënuan nikoqirët.

Nga një aksion që nuk premtonte shumë në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Barcelona ishte në gjysmëfushën e madrilenëve, një pasim i gjatë i Correa-s e gjen të lirë belgun Carrasco, dhe pas një dalje të gabuar të gjermanit Ter Stegen, Carracso arrin ta kaloj gjermanin, pastaj në portën e zbrazët, nuk e kishte të vështirë të shënonte edhe pse ishte nga një distancë e largët. /Insajderi.com