Atletico shijon humbjen e parë në ligë, Real Madrid ia shkakton

Atletico shijon humbjen e parë në ligë, Real Madrid ia shkakton

Në derbin e javës së 13-të në La Liga, Real Madrid ka fituar në shtëpi përball rivalëve të qytetit, Atletico Madrid-it me rezultat 2:0, kësisoj duke ia shkaktuar disfatën e parë kampionale.

Ndeshja që në start ishte e dominuar nga Real, duke mos lejuar ekipin e Simeones të godiste asnjëherë portën në pjesën e parë.

Në minutën e 15-të shënuan nikoqirët pas një harkimi nga këndi, Casemiro shënon duke goditur me kokë topin, i cili përfundon pas shpinës së Oblak. Me rezultat minimal për vendasit u mbyll fraksioni i parë në ndeshje.

Në pjesën e dytë, i njëjti skenar, Real sulmonte, ndërsa Atletico pa ide në lojë.

Vetëm pas 55’ minutave lojë, Atletico goditi në drejtim të Courtois. Derisa po zhvillohej minuta e 63-të në ndeshje, nga një goditje jashtë zone e Carvajal, topi goditi shtyllën, ndërsa nga shtylla i kthyer, topi godet shpinën e Oblak, duke përfunduar në portë.

Deri në fund, Atletico pati disa raste shënimi, për të ngushtuar rezultatin, ndërsa Real kishte mundësi për të shënuar golin e tretë në ndeshje, mirëpo asnjëra palë nuk kishte më fuqi. Kështu derbi madrilen u mbyll me fitoren e Real Madrid 2:0 ndaj Atletico Madrid.

Me këtë fitore, Real ngritët në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa Atletico mbetet lider me 26 pikë, me një ndeshje më pak se Real. /Insajderi.com