Atletico vs Barcelona, formacionet e derbit në La Liga

Atletico vs Barcelona, formacionet e derbit në La Liga

Në javën e dhjetë në La Liga, “Wanda Metropolitano” është shtëpia e derbit në elitën e futbollit spanjoll, ku ndeshen Atletico Madrid kundër Barcelonës, njofton Insajderi.

Momentalisht, madrilenët kanë formë më të mirë, pasi ndodhen në vendin e tretë në La Liga, ndërsa katalunasit ndodhen në vendin e 10 në tabelë.

Para fillimit të ndeshjes, Simeone dhe Koeman kanë bërë publike formacionet e ndeshjes.

Simeone do të luajë me skemën e zakonshme 4-4-2,  Oblak; Trippier, Savic, Gimenez, Hermoso; Marcos Llorente, Koke, Saul, Carrasco; Joao Felix, Correa.

Në anën tjetër, tekniku holandez Koeman luanë me 4-2-3-1, Ter Stegen; Sergi Roberto, Lenglet, Pique, Jordi Alba; Pjanic, De Jong; Dembele, Messi, Pedri; Griezmann. /Insajderi.com