Atmosfera e karnavalit së shpejti u shndërrua në festival të përgjakshëm

Disa besimtarë kryqëzohen, të penduarit e rrahin veten me kamxhik deri në gjak: Në Filipine shënohet Premtja e Madhe me manifestime tradicionale të përgjakshme të cilat e ilustrojnë fanatizmin fetar.

Atmosfera e karnavalit së shpejti u shndërrua në festival të përgjakshëm

Çdo vjet fshatarët, dy ditë para Pashkëve e shënojnë një prej momenteve më karakteristike të Pasionit, derisa Kisha nuk e përkrahë këtë praktikë të tyre. Këto pamje tërheqin mijëra besimtarë dhe turistë në gati atmosferë të karnavalit gjë që është një biznes i shkëlqyer.

Gozhdët e gjatë tetë centimetra kalojnë nëpër shuplaka dhe thembra të penduarve. Ata i kalojnë disa minuta të kryqëzuar, ndërsa peshën e tyre e mbanë një shkallë e vogël e përforcuar në kryq.

Në anën tjetër të penduarit e rrahin veten me kamxhik nëpër shpinë deri sa të përgjaken para të pranishmëve të cilët bëjnë “selfi” me ta.

Edhe pse 80 milionë katolikë të Filipineve e kalojnë festën nëpër kisha apo me familje, këta besimtarë të cilët e durojnë kryqëzimin apo rrihen e bëjnë këtë që t’iu falen mëkatet.

Kisha e Filipineve nuk e miraton këtë praktikë duke pretenduar se Jezu Krishti tashëm i ka përjetuar këto mundime për njerëzit dhe se nuk ka asnjë arsye që kjo të përsëritet.

“Kisha kurrë nuk inkurajon vetëdënimin e aq më pak kryqëzimin”, ka deklaruar Roy Bellen, zëdhënësi i Dioqezës së Manilës./Insajderi.com.

Kujdes! Pajmet janë shumë shqetësuse.

https://www.youtube.com/watch?v=1ihmQfB4xjc&has_verified=1