Atmosferë elektrizuese në “Air Albania Stadium” – Nis takimi Shqipëri-Francë

Atmosferë elektrizuese në “Air Albania Stadium” – Nis takimi Shqipëri-Francë

Mbrëmjen e sotme u inaugurua stadiumi më i ri në Shqipëri, “Air Albania Stadium”, me përballjen e Kombëtares shqiptare me kampionët e botës, Francën.

Para fillimit të ndeshjes është mbajtur ceremonia që është organizuar nga kantautori Ardit Gjebrea.

Era Istrefi dhe Flori Mumajesi janë emrat “big” të muzikës që performuan  nga tre këngë për tifozët.

Ndryshe, himni shqiptar do të këndohet nga artistja Juliana Pasha, ndërsa artistja tjetër, Besa Kokëdhima do të këndojë himnin francez. Ndërkohë, 460 fëmijë do të shpalosin një koreografi të veçantë.