Aubameyang tregon se cila skuadër ishte e interesuar për të

Aubameyang tregon se cila skuadër ishte e interesuar për të

Sulmuesi kryesor i Arsenal, Pierre Emerick Aubameyang, ka treguar se e ka refuzuar Barcelonën, që të qëndrojë tek klubi i Arsenal-it, pasi ai i beson projektit të Mikel Arteta.

“Kisha disa oferta. Veçanërisht nga Barcelona, por edhe nga klube të tjera. Por unë qëndrova tek Arsenali për dy arsye, dhe e para ishte trajneri Mikel Arteta”, tha Aubameyang, transmeton Insajderi.

“Ne folëm shumë gjatë periudhës së izolimit. Ai më bindi me projektin. Më tha se unë mund të firmosja për një ekip tjetër ose të qëndroja dhe të lija shenjën time te Arsenali”, shtoi ai.

“Arsyeja e dytë që vendosa të qëndroj, është dashuria që kam marrë nga tifozët dhe njerëzit në klub. Ata më kanë trajtuar si djalin e tyre, dhe për shkak të kësaj vendosa të qëndroj”, përfundoi ai./Insajderi.com.