Audi dënohet me 800 milionë euro për shkak të mashtrimit

Prokuroria e Shtetit e ka caktuar këtë dënim për shkak të paraqitjes së të dhënave të rreme në lidhje me emisionin e gazrave nga motorët dizel.

Audi dënohet me 800 milionë euro për shkak të mashtrimit

Prokuroria e Shtetit në qytetin gjerman Munih ka caktuar dënimin me gjobë në lartësi prej 800 milionë eurove të cilën do ta paguaj kompania e veturave Audi për shkak të shkeljes së ligjit në lidhje me mashtrimin mbi emisionin e gazrave nga motorët dizel të veturave të tyre, ka publikuar të martën koncerni Volkswagen.

“Audi e pranon përgjegjësinë dhe është i gatshëm ta paguaj dënimin”, është kumtuar nga koncerni në kuadër të cilit gjendet Audi.

Prokuroria e Shtetit e ka caktuar dënimin për shkak të paraqitjes së të dhënave të rreme në lidhje me emisionin e gazrave nga veturat me motor dizel, gjegjësisht për shkak të “devijimit nga specifikimet e caktuara”.

Me këtë ka përfunduar procedura kundër kompanisë së veturave nga Ingolstadti, por jo edhe procedura penale kundër disa personave të përzier në aferë rreth mashtrimit me të dhëna mbi sasinë e substancave të dëmshme në gazrat e emetuara./Insajderi.com.