
Këngëtarja nga Vlora, me energji gati të mbinatyrshme, bëri atë që di të bëjë më mirë, të elektrizojë publikun me muzikën, zërin dhe performancën e saj.
Nën atmosferën e festave të nëntorit, e veshur kuq e zi, Gaçe interpretoi këngët më të suksesshme të saj ndër vite.
Pjesë e shfaqes së saj herë pas here bëhej dhe publiku përmes komunikimit që vetëm ajo di ta bëjë, teksa lëshoi edhe një premtim për ta: “Në momentin që do vë CD për ju do të thotë se do të dorëzoj mikrofonin”.
Gaçe ishte pjesë e koncertit të organizuar nga Bashkia e Tiranës për “Natën e Bardhë”.