Aurela Gaçe bën pompa në njërin prej klubeve të Tiranës, kritikohet nga fansat

Aurela Gaçe bën pompa në njërin prej klubeve të Tiranës, kritikohet nga fansat

Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe, e njohur për energjinë e jashtëzakonshme gjatë performancave të saja, gjithmonë ka diçka të veçantë për t’i ofruar publikut.

Por, jo për të gjithë pranohet në kuptimin pozitiv.

E ftuar në koncerte e lokale të ndryshme, Aurela nuk kursen të dal jashtë vetes kur është fjala për të argëtuar publikun.

Këtë e ka dëshmuar edhe së fundi, si performuese në njërin prej klubeve të Tiranës.

Pas dy orësh performancë në skenë, këngëtarja ndan 30 minuta, duke bërë pompa, gjë që ngjalli reagim të menjëhershëm tek publiku prezent.

Ndërsa, videot e publikuara nga Aurela, nga një pjesë e komentuesve u panë në kontest negativ, të cilët nuk kursen kritikat ndaj saj.

Por. Aurela pati një përgjigje edhe për ta.
Duke ofruar pamje, nga koncertet e artistëve të mëdhenjë në botë, Aurela ironizon me disa nga komentet që i’u adresuan.

“O cfare nuk bejne edhe keta per pak fame. Mjafton zeri moj, pse zhgarravitesh. Mos u bej si kamioniste….upsssss harrova, eshte jashte shtetit kjo ( por po te kishte lindur ketu, keshtu do ti tregonin ata qe dine c’eshte arti), është një nga videot e publikuara në llogarinë e Aureles e përcjellë me këto fjalë.

https://www.instagram.com/p/Bm_eLrSgG_N/?taken-by=aurelagaceofficial