fbpx

Aurela Gaçe harron modestin, thotë se është gjithmonë fituese

Aurela Gaçe harron modestin, thotë se është gjithmonë fituese

Mbrëmjen e djeshme pjesëmarrëse në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit” ishte këngëtarja e njohur Aurela Gaçe.

Në pyetjet pikante të drejtuara nga fëmijët në emision, Aurela duket se e ka harruar modestinë në përgjigjet e saj.

Në pyetjen se përse nuk merr më pjesë nëpër festival ajo u shpreh: “Më ka dalë nami se fitoj gjithmonë. Nuk marr më pjesë, jo sepse nuk dua. Po të ishte për mua, do të doja të rrija gjithmonë në skenë, por ka ardhur një moment që dua ta shijoj dhe të mos kem më emocionet e konkurrimit.”