Aurier nuk udhëton në Angli, i revokohet viza

Aurier nuk udhëton në Angli, i revokohet viza

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se Serge Aurier nuk ka udhëtuar me ekipin për ndeshjen e së mërkurës kundër Arsenal në Champions League pasi i është revokuar viza nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.

Mbrojtësi i talentuar por edhe problematik iu refuzua hyrja në Angli për shkak të dënimit të kohëve të fundit pasi kishte sulmuar një oficer policie në maj.

Ai u dënua me dy muaj burg për krimin e tij jashtë një klubi parisien.

“Autoritetet britanike ndërruan qëndrim të papritur duke mos e lejuar Serge Aurier të udhëtojë me ekipin e PSG për ndeshjen kundër Arsenal,” thuhet në deklaratën për shtyp të PSG.

Ndeshja Arsenal-Paris Saint Germain do të luhet të mërkurën me fillim nga ora 20:45 në Emirates Stadium. /Insajderi.com