fbpx

Auschwitzi: Reinhold Hanning gjykohet në Gjermani

Auschwitzi: Reinhold Hanning gjykohet në Gjermani

Një 94 vjeçar dhe ish-roja SS Nazist në kampin vrasës në Auschwitz po përballet me gjykimin në Gjermani pas vrasjes të së paku 170 mijë njerëzve.

Prokurorët thonë se Reinhold Hanning i ka takuar të burgosurit me të arritur në kamp në Poloninë që atëherë ishte e okupuar dhe i ka dërguar ata te dhomat e gazit, raporton BBC

Hanning ka pranuar se ka qenë roje, por kundërshton përfshirjen e tij në vrasje masive. Ai do të gjykohet në qytetin e Detmoldit, dhe ky pritet të jetë rasti i fundit i këtij lloji.

Hanning është njëri prej rojeve më të vjetër të Nazistëve – tre burra dhe një grua të cilët do të gjykohen në muajt e ardhshëm. Nazistët kishin vrarë rreth 1.1 milionë njerëz në Auschwitz, shumica prej të cilëve ishin çifutë.

Ndërsa, njerëzit që kanë mbijetuar nga Lufta e Dytë Botërore pritet që të jenë dëshmitarët kryesorë kundër Hanning.

“Oxhaqet derdhnin zjarr… era e djegies së trupave të nejrëzve ka qenë aq e tmerrshme saqe askush nuk do të mund ta duronte”, ka thënë Leon Schwarzbaum i intervistuar nga Associated Press.

Deri para disa kohe, prokurorëve u është dashur që të sigurojnë prova që të pandehurit kanë qenë të përfshirë direkt në vrasjet, raporton Insajderi

Por, kjo ka ndryshuar në vitin 2011 me dënimin e John Demjanjuk, kur gjyqësia nxjerri një përfundim që aktivitetet e tij si punëtor i kampit në Poloninë e okupuar nga Nazistët ka përbënte përfshirjen e tij në vrasje masive.

Vitin e kaluar Gjyqkata e Gjermanisë e ka dënuar Oskar Groening, 94 vjeçarin me katër vjet burgim si një bashkëfajtor për vrasjen e së paku 300 mijë njerëzve në Auschwitz.

I njohur si SS “llogaritar i Auschwitz-it”, ai ka qenë përgjegjës për llogaritjen e të hollave të konfiskuara nga të burgosurit. /Insajderi.com

Kampi i Auschwitzit-Birkenau

Watchtower at Auschwitz

Ndërtimi filloi në vitin 1940 në një vend i cili u zgjerua në 40 km katrorë

Rreth një milionë çifutë u vranë në këtë kamp

Viktima të tjera kanë qenë nga Roma (ciganët), njerëzit me aftësi të kufizuara, homoseksualë, disidentët, polakë dhe të burgosurit sovjetik.