Ministrja australiane e jashtme Marise Payne ka thënë se vetëm Turqia është përgjegjëse për arratisje të luftëtarëve të Shtetit Islamik nga burgu në Siri.
Payne ka folur në Senatin australian pasi qindra luftëtarë të Shtetit Islamik dhe anëtarët e familjeve të tyre dje ishin arratisur nga qendra e paraburgimit gjatë luftimeve të forcave turke me kurdët.
Deputetët opozitarë pretendojnë se ofensiva turke në Siri është mundësuar me vendimin e Shtëpisë së Bardhë t’i tërheqë ushtarët amerikanë nga veriu i Sirisë. Mirëpo, shefja e diplomacisë nuk i ka fajësuar SHBA.
“Turqia është plotësisht përgjegjëse për aksionet e ushtrisë së saj dhe formacioneve paraushtarake të cilat punojnë për të”, ka pretenduar Payne.
Ajo ka shtuar se Turqia është përgjegjëse për vuajtjet humanitare të shkaktuara me operacionet e saja ushtarake”, si dhe për arratisjen e xhihadistëve nga burgu./Insajderi.com.