Australia po përballet seriozisht me rrezikun e Coronavirusit

Australia po përballet seriozisht me rrezikun e Coronavirusit

Në Australi po vazhdon përhapja e madhe e Coronavirusit, kështu Queensland i Australisë do të zgjasë mbylljen e kufijve me Uellsin e Ri Jugor (NSW) dhe Territorin Australian Capital (ACT) për të ndaluar përhapjen e COVID-19 nga shtetet jug-lindore.

Ditë më parë, ishin raportuar shumë raste me Coronavirus në Victoria, pasi në Australi gjendja kishte filluar të stabilizohet – Victoria ishte vatra e radhës e COVID-19, njofton Insajderi.

Victoria raportoi 725 infeksione të reja të mërkurën, por një tjetër rekord ditor, megjithëse ishte katër javë në mbyllje, raporton BBC

Sidnei, kryeqyteti i Uellsit të Ri Jugor dhe qyteti më i madh i Australisë – ka pasur mesatarisht rreth 80 infeksione me COVID-19 në javë, duke shkaktuar shqetësime se transmetimi i  tij mund të rritet.

Në Australi po sugjerohet që të mbahen maskat si parandalim ndaj virusit COVID-19. /Insajderi.com/