Austriaku qëndroi në një pishinë akulli për 2 orë e gjysmë vetëm që të vendosë një rekord të ri

Austriaku qëndroi në një pishinë akulli për 2 orë e gjysmë vetëm që të vendosë një rekord të ri

Një austriak kaloi më shumë se dy orë në një tank të mbushur plot me kube akulli të shtunën – të gjitha në emër të vendosjes së një rekordi të ri botëror, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

I veshur vetëm në një palë veshje noti, Josef Koeberl ishte mbuluar deri në shpatullat e tij në 1,800 kilogramë akull në sheshin kryesor të qytetit austriak Melk, në perëndim të Vjenës, në një përpjekje për të vendosur një rekord të ri botëror për kohëzgjatjen më të gjatë të qëndrimit në akull.

Koeberl shpresonte jo vetëm për të vendosur një rekord të ri botëror, por për të mposhtur kohën e tij – Rekordi zyrtar Botëror Guinness mbahet nga Songhao Jin i Kinës, me 1 orë, 53 minuta dhe 10 sekonda në akull në vitin 2014, por Koeberl i tha CNN që vitin e kaluar ai duroi dy orë e 8 minuta vitin e kaluar në një përpjekje në Vjenë.

Austriaku 43-vjeçar i tha CNN se këtë herë, ai zgjati për dy orë, 30 minuta dhe 53 sekonda dhe shpreson që në ditët në vijim përpjekja e tij të miratohet si një rekord botëror. /Insajderi.com