Automjetet ushtarake amerikane që arritën në Kosovë bëjnë bujë në mediat ndërkombëtare

Automjetet ushtarake amerikane që arritën në Kosovë bëjnë bujë në mediat ndërkombëtare

Kosova së fundi është pajisur me 24 “Humvees”, ky lajm është bërë buj në mediat ndërkombëtare. Ato raportojnë se “Republika e Kosovës”, e vetëshpallur ka pranuar sot një seri të pajisjeve ushtarake amerikane.

Gazeta italinale “Informacion De La Agencia”, ka shkruar se dorëzimi i autoblindave amerikanë është bërë pak ditë para shpalljes së krijimit të ushtrisë së Kosovës, një ngjarje e cila mund të krijojë tensione në rajon.

Tutje gazeta vazhdon shkrimin duke thënë se ceremonia arritja e autbolnadave është bërë me një ceremoni në pjesën ushtarake të Forcave të Sigurisë së Kosovës, në prani të zyrtarëve qeveritarë në Prishtinë dhe ambasadorit amerikanë në Kosovë.

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnet, ka thënë para gazetarëve se mbështetin formimin e ushtrisë së Kosovës dhe kanë investuar shumë në trajnime dhe pajisje.

Kuvendi i Kosovës ka caktuar seancë më 14 dhjetor që të votohet për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), në ushtri. /Insajderi.com