Autolarjet, vendi ku Xhaka thotë se takohet me shqiptarët në Londër

Autolarjet, vendi ku Xhaka thotë se takohet me shqiptarët në Londër

Teksa ylli nga Kosova Granit Xhaka po zhvillonte një intervistë me gazetën prestigjioze ‘The Guardian’ një shqiptar e sheh futbollistin e Arsenalit dhe e përshëndet në gjuhën shqipe.

Xhaka ndal në gjysmë fotografimin që është duke e bërë për gazetën dhe e përshëndet shqiptarin. Ky është vetëm njëri nga faktet që Xhakën e lidhin me shqiptarët në Londër, shkruan Insajderi.

Xhaka në intervistën e gjatë për ‘The Guardian’ rrëfen jetën e tij në Londër dhe kontaktet e tij të shpeshta me shqiptarët.

“Kam gjetur këtu disa njerëz të vërtetë të mirë shqiptarë,” thotë Xhaka.

Ai thotë se me shumë shqiptar që i takon në Londër bisedon për futboll dhe shakat që i shkëmbejnë, sigurisht për ekipet e tyre të preferuar.

“Disa prej tyre drejtojnë një larje makine dhe unë marr dhe e dërgojë veturën time atje. Në chat dhe, sigurisht, është kryesisht për futboll. Disa prej tyre mbështesin Liverpoolin, disa Manchester United dhe ka shumë tifozë të Arsenalit. Ka shumë shaka dhe konkurrencë”, ka deklaruar Xhaka

Gazeta ‘The Guardian’ e paraqet Xhakën si një person që i detyrohet Zvicrës për mundësin e ofruara, por Graniti gjithashtu paraqitet si një person që nuk i harron asnjëherë rrënjët e tij të shqiptarit të Kosovës./Insajderi.com