Automjeti përplaset me trenin, një person i lënduar

Automjeti përplaset me trenin, një person i lënduar

Një person është lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mbrëmë në Drenas, mes një treni dhe një automjeti.

Policia njofton se vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast ka marrë trajtim mjekësorë në qendrën shëndetësore në Drenas dhe më pas është dërguar në QKUK.

Pas tretmanit mjekësor i aksidentuari është liruar dhe rasti vazhdon të mbetet nën hetime, thuhet në raportin e Policisë.