Autori i famshëm Fukuyama flet për interesat e Kinës në Ballkan dhe potencialitetin e konfliktit

Autori i famshëm Fukuyama flet për interesat e Kinës në Ballkan dhe potencialitetin e konfliktit

“Unë mendoj se Kina motivohet jo vetëm nga arsye ekonomike, por edhe nga politika e jashtme dhe qëllimet strategjike kur hyn në projekte në Ballkan”, ka thënë Francis Fukuyama, profesori i Universitetit të Stanfordit dhe autor i librit të famshëm “Fundi i Historisë dhe Njeriu i fundit.

Ai këto komente i ka bërë një intervistë të dhënë për Radio Evropa e Lirë.

“Kjo është pjesë e procesit 17 + 1, ku Pekini mendoi se ishte një mënyrë për të bërë ndikim në një vend anëtar të NATO-s që kërkon të lëvizë më pranë Evropës. Kjo është arsyeja pse Kina ishte e gatshme të hynte në një projekt që nuk kishte asnjë justifikim ekonomik dhe, për fat të keq, ata kishin një partner lokal në këtë, Z. Gjukanoviq (ish lider i Malit të Zi), i cili ra dakord për ato kushte”.

Megjithëse Kina dhe Rusia po përpiqen të përfitojnë nga vakumi në Ballkan, i krijuar nga lodhja e zgjerimit në Bashkimin Evropian (BE), ai mendon se blloku Evropian duhet të këmbëngulë në standardet minimale që vendet aspirante në rajon duhet të përmbushin.

Sipas Fukuyamas “BE në të vërtetë ka një arsye të mirë për të qenë e kujdesshme kur pranon një vend si Serbia, sepse ka disa tendenca joliberale dhe autokratike në atë vend”.

“Por, në fund të fundit, unë mendoj se nëse Serbia ose ndonjë vend në Ballkan dëshiron të jetë pjesë e Evropës, ajo duhet të bëjë një zgjedhje thelbësore të vlerave, pavarësisht nëse ata duan të jenë një demokraci liberale apo një tip joliberal, gjysmë-autoritar i shtetit “, tha Fukuyama.

Ai kritikoi BE për përfundimin e një marrëveshje investimi me Kinën, ratifikimin e së cilës Parlamenti Evropian e ka lënë në pritje.

Fukuyama mendon se “Kina është një formë e qeverisjes totalitare që është përkeqësuar çdo vit që kur Xi Jinping u bë president në 2013”.

Ai tregon se, me kalimin e kohës, “do të ketë një konflikt të pashmangshëm, jo ​​vetëm të vlerave, por edhe të interesave gjeopolitikë”.

“Unë mendoj se mundësia e një konflikti me Kinën po rritet dhe kjo është diçka që duhet të planifikojmë”.