Autoritetet Amerikane hapin hetim ndaj Apple pas akuzave të Qualcomm

Ishte ky moment kur marrëdhëniet mes dy kompanive arritën pikën më të ulët saqë furnizuesit e Apple ndaluan pagesat e licencimit tek Qualcomm.

Autoritetet Amerikane hapin hetim ndaj Apple pas akuzave të Qualcomm

Komisioni Ndërkombëtar Tregtar hapi hetim ndaj Apple pas akuzave të Qualcomm se gjigandi i iPhone ka shkelur disa patenta teknologjike të prodhuesit më të madh në botë të çipeve mobile.

Si rezultat Qualcomm kërkon ndalimin e shitjeve të iPhone në SHBA për ato modele që shkelin patentat e saj.

Në fillimi të vitit Apple paditi Qualcomm duke kërkuar 1 miliard dollar (http://bit.ly/2fsmz1T) dëmshpërblim me akuzën se kompania ndjek praktika të pandershme biznesi.

Ishte ky moment kur marrëdhëniet mes dy kompanive arritën pikën më të ulët saqë furnizuesit e Apple ndaluan pagesat e licencimit tek Qualcomm. (http://bit.ly/2wu53yl)

Ky i fundit u kundërpërgjigj duke paditur Apple me arsyetimin se shkel gjashtë patenta (http://bit.ly/2wIydZL) të cilat përmirësojnë jetëgjatësinë e baterisë në disa modele të iPhone.

Microsoft, Google dhe Facebook formuan një grup lobues (http://bit.ly/2vmPtEr) në mbështetje të Apple duke thënë se ndalimi i shitjet së iPhone në SHBA është e dëmshme për konsumatorët.

Hapja e hetimeve ndaj Apple është lajmi i mirë për kompaninë e cila raportoi rënie të fitimit me 40% si rezultat i mospagimit të detyrimeve nga ana e Apple.

Licencimi i patentave është një prej bizneseve më fitimprurëse të prodhuesit të procesorëve mobile Snapdragon.