
Christopher McCandless, pas diplomimit në Emory University, ku ishte një student shumë i suksesshëm dhe atlet i njohur, vendos që të braktisë jetën e tij sociale, dhuron të gjitha kursimet e tij dhe vendos që të jetojë një jetë larg nga njerëzit, duke ju përkushtuar krejtësisht natyrës.
Kjo historia e jashtëzakonshme e Christopher McCandless, ishte bërë film në vitin 2007, me emrin “Into the Wild”.
Autobusi ku Christopher kaloi jetën e tij, u bë atraksion për shumë turist. Problemi ishte që ai autobus, ishte i vendosur në një hapësirë shumë vështirë ta qasshme dhe shumë nga turistët, pësuan lëndime, madje 2 prej tyre edhe vdiqën e dhjetëra të tjerë është dashur që të shpëtohen nga autoritetet e Alaskës., raporton Insajderi.
Sheteti i Alaska, duke analizuar këto fakte, ka vendosur që të largojë autobusin nga aty. I gjithë ky operacion është gjiruar dhe po e ndajmë me ju./Insajderi.com