Avdijaj: Është nder për mua të luaj me Shqipërinë

Talenti shqiptar, Donis Avdijaj, e ka konfirmuar edhe një herë dëshirën e tij për të luajtur me kombëtaren shqiptare.

Avdijaj: Është nder për mua të luaj me Shqipërinë

Në prag të ndeshjes miqësore mes Austrisë dhe Shqipërisë i intervistuar nga gazeta austriake DerStandart, sulmuesi që luan i huazuar nga Schalke te Sturmi i Grazit theksoi se do të ishte një nder për të, nëse luan për Shqipërinë.

“Do të luaj për Shqipërinë nëse kombëtarja kuqezi do të ketë nevojë për mua. Të përfaqësoj fanellën kuqezi është një nder për mua”, ka deklaruar 19 vjeçari.

Sulmuesi i ri po ashtu shprehu dëshirën e tij për ta përfaqësuar Shqipërinë në Euro 2016, por u tregua i vetëdijshëm që do ta ketë të vështirë një gjë të tillë.

“Natyrisht që do të më pëlqente të isha pjesë e Shqipërisë në Euro 2016, por besoj se kjo  nuk do të jetë e mundur pasi të them të vërtetën lojtarët që e kualifikuan kombëtaren kuqezi në Evropianin francez e meritojnë shumë më tepër se unë të jenë pjesë e atij evenimenti”, tha Avdijaj.

Futbollisti shqiptar për të dytin sezonin është pjesë e Sturmit të Grazit në kampionatin austriak. /Insajderi.com