Avdijaj-t i vlon gjaku, përleshet me futbollistin serb (video)

Avdijaj-t i vlon gjaku, përleshet me futbollistin serb (video)

Skuadra turke e Trabzonsporit mposhti me rezultatin 1-3 AEK-un e Athinës në përballjen e vlefshme për “play-off”-in e Ligës së Kampionëve.

Heroi i kësaj sfide ishte padyshim, ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban, i cili shënoi tregolësh.

Kjo humbje “tronditi” disi futbollistes vendas, teksa një minutë para fundit, nuk mungoi tensioni.

Protagonist ishte futbollisti kosovar Dionis Avdijaj, i cili pati një zënkë me futbollistin me origjinë serbe, Ognjen Vranjes.