Avdullah Hoti flet edhe në emër të Vetëvendosjes për PDK-në

Avdullah Hoti flet edhe në emër të Vetëvendosjes për PDK-në

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka hedhur poshtë çdo mundësi që LDK të bashkëpunojë me PDK-në.

Thotë se LDK nuk e sheh fare që mund të bashkëpunojë me ta.

Madje Hoti flet edhe në emer të Vetëvendosjes duke thënë se nuk do të ketë bashkëpunim me PDK-në.

“Nuk ka asnjë gjasë që LDK për aq sa i kuptojë edhe partitë e tjera opozitare që mund të punojnë për LDK-në”, ka deklaruar Hoti në RTV 21.

“Është disponim i plotë i LDK-së që nuk mund të bashkëpunojmë me PDK-në”, ka deklaruar Hoti.