Avdullah Hoti deklarohet për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Avdullah Hoti deklarohet për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova meriton të pranohet në Interpol. Ai ka thënë se për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë është punuar nga disa qeveri me radhë.

“Policia e Kosovës ka përmbushur standardet e nevojshme, duke ndërtuar sisteme dhe procedura kompatibile me kërkesat e Interpolit. Është punuar shumë në disa Qeveri radhazi për këtë anëtarësim. Falënderim për partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen. Presim që votimi të jetë i suksesshëm”, ka shkruar Hoti.

Shefi i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka përfunduar raportimin para Asamblesë së Përgjithshme së INTERPOL-it, rreth punës së Policisë së Kosovës.

KP raporton se votë kundër do të kenë Maroku dhe Rusia. Të dy këto shtete që nuk njohin pavarësinë e Kosovës. Mbledhja e përvitshme e Interpol-it, e cila po mbahet në Dubai, do të vazhdojë deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë për presidentin e ri me mandat njëvjeçar.