Avdullah Hoti: Do ta kujtojmë Bajram Rexhepin si njeri me vlera

Avdullah Hoti: Do ta kujtojmë Bajram Rexhepin si njeri me vlera

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka përkujtuar ish kryeministrin Bajram Rexhepi, më rastin e tre vjetorit të vdekjes së tij, njofton Insajderi.

Në profilin e tij në Facebook, Hoti, e ka vlerësuar lart figurën e Rexhepit, duke e cilësuar si njeri me vlera dhe kontribuues në proceset e Kosovës për liri dhe pavarësi.

Bajram Rexhepi, ka qenë kryeministri i parë i Kosovës, pas zgjedhjeve të para të organizuara pas luftës në vitin 2001./Insajderi.com