Avdullah Hoti i fton në dialog, ky është reagimi i nënkryetares së Kuvendit nga VV

Lëvizja Vetëvendosje nuk pranon ftesën e kryeministrit, Avdullah Hotit për t'u bashkuar në dialogun me Serbinë.

Avdullah Hoti i fton në dialog, ky është reagimi i nënkryetares së Kuvendit nga VV

Kryeministri Avdullah Hoti ka zhvilluar takimin e parë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin ku u diskutua për zhvillimet në vend, përpjekjet për rimëkëmbje ekonomike dhe dialogun me Serbinë.

Pikërisht për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë ka folur kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se do të përpiqet ta bashkojë gjithë spektrin politik, pasi dialogu është shumë i rëndëishsëm për Kosovën.

Por, nën-kryetarja e Kuvendit të Kosovës nga VV, Arbënie Nagavci ka thënë se Hoti nuk ka të drejtë të flasë për konsensus politik pasi ai ka rrëzuar partinë fituese duke u bashkuar me partitë humbëse të zgjedhjeve.

“Si mund të mendosh se mund të krijosh konsensus me partinë fituese të zgjedhjeve, me subjektin më të madh në Kosovë, të cilin e rrëzove nga pushteti me mbështetjen e subjekteve që humbën zgjedhjet, e që vet i patët kritikuar për keqqeverisje e keqpërdorime të shumta, pra me PDK, AAK, Listën Srpska, Nisma?”, ka thënë ndër tjerash Nagavci.

Lëvizja Vetëvendosje kishte pasur divergjenca të shumta me ish-partnerin qeverisës, LDK-në rreth dialogut me Serbinë. /Insajderi/

 

Postimi i plotë

Ish zv.Kryeministri i shkarkuar i Qeverisë Kurti, tash Kryeministër i Qeverisë jolegjitime, z. Hoti paska deklaruar: “Unë do të mundohem të krijoj një konsesus të gjërë në mes të forcave politike dhe me udhëheqësit tjerë të institucioneve të Kosovës”.

Si mund të mendosh se mund të krijosh konsensus me partinë fituese të zgjedhjeve, me subjektin më të madh në Kosovë, të cilin e rrëzove nga pushteti me mbështetjen e subjekteve që humbën zgjedhjet, e që vet i patët kritikuar për keqqeverisje e keqpërdorime të shumta, pra me PDK, AAK, Listën Srpska, Nisma?

Si mund të presësh konsensus pasi krijove Qeveri jolegjitime e të varur nga Lista Srpska dhe me vullnetin e mbështetjen e plotë të Presidentit Thaçi?

Pra, në kohë të rëndësishme për vendin, kur po tentoni të përmbyllni marrëveshjen me Serbinë, Ju dhe krerë të LDK po deklaroheni për konsensus të gjerë, kur s’do të keni as konsensus të brendshëm. Nga njëra anë Lista Srpska ju kushtëzon tërësisht dhe lehtësisht, e në anën tjetër Presidenti që ashtu si e mundësoi krijimin e kësaj Qeverie jolegale me vizita nate në shtëpi deputetësh ju ka në dorë. Pra, s’keni kredibilitet të flisni për konsensus të brendshëm e as për përfaqësim të jashtëm.

Para se të përmbyllet marrëveshja me Serbinë duhet të përmbyllet në mënyrë legjitime krijimi i inistitucioneve.