Prioritetet e qeverisë

Avdullah Hoti në takim me shefin e EULEXIT tregon planin qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka takuar sot shefin e Eulexit në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për prioritetet e Qeverisë së Kosovës. Hoti theksoi rëndësinë e përmbushjes së proceseve të Kosovës për inkuadrim në Bashkimin Evropian.

Avdullah Hoti në takim me shefin e EULEXIT tregon planin qeverisës

Avdullah Hoti sot ka takuar shefin e Eulexit , Lars Gunnar  Wigemark, të cilin e ka njoftuar për gjendjen në Kosovë.

Në këtë takim Hoti ka bërë të njohura prioritetet e qeverisë së tij.  Në kuadrin e këtyre prioriteteve ai ka renditur menaxhimin e krizës me Covid-19, rimëkëmbjen ekonomike, zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit si dhe procesin e dialogut Kosovë – Serbi, njofton Insajderi.

Në këtë takim Hoti tha gjithashtu se Qeveria e Kosovës është duke punuar në përmbushjen e prioriteteve te Qeverisë së Kosovës, si dhe the theksoi rëndësinë e Elulexit që do ta luajë në procesin e krijimit të shtetit të së drejtës në Kosovë. /Insajderi.com