Avdullah Hoti nuk di për fatin e Vjosa Osmanit

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti ka thënë se ende nuk është vendosur nëse deputetja Vjosa Osmani do të jetë pjesë e listës zgjedhore të koalicionit.

I ftuar në emisionin “Komiteti”, prodhim i Gazetës Express, Hoti ka pohuar se në listën zgjedhore të koalicionit, nga radha e LDK-së do të jenë njerëzit më të aftë të strukturave.

Mirëpo, kur është pyetur se a do të jetë pjesë e listën edhe Vjosa Osmani, Avdullah Hoti nuk ka pohuar e as nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

“Do të shohim. Kanë ardhur shumë kërkesa nga shumë degë të partisë. Tani për tani nuk mund të them asgjë për lista pasi që është duke u punuar në to dhe nuk mund të them asgjë momentalisht”, ka thënë Hoti.

Hoti ka konfirmuar se ai do të jetë bartës i listës për deputet të koalicionit LDK-AKR dhe Alternativa. /Insajderi.com