Vazhdon takimi

Avdullah Hoti paralajmëron takim në Uashington

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka paralajmëruar takim në Uashington. Ai thotë se do të marrë pjesë.

Avdullah Hoti paralajmëron takim në Uashington

Në një prononcim për media, kryeministri i Kosovës , Avdullah Hoti, ka thënë se takimi i shtyrë mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington do të mbahet së shpejti, njofton Insajderi.

Më pas Hoti ka thënë se në takimin që do ta ndërmjetësojë Richard Grenell, ai do ta përfaqësojë Kosovën si kryeministri i vendit.

I pyetur për pjesëmarrjen e presidentit Thaçi, Hoti ka thënë se i takon Grenellit të vendos si nikoqir i takimit nëse do të marrë apo jo pjesë presidenti në takimin e ardhshëm.

Kreu i ekzekutivit është i bindur se për çështjen e dialogut ekziston koordinim i plotë SHBA-BE dhe se takimet në Uashington e Bruksel nuk janë të ndara, por pjesë e një procesi. /Insajderi.com