ShBA - BE, komplementare

Avdullah Hoti: ShBA-ja dhe BE-ja ta plotësojnë njëra-tjetrën në dialog

Avdullah Hoti: ShBA-ja dhe BE-ja ta plotësojnë njëra-tjetrën në dialog

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta plotësojnë njëra-tjetrën, kur është në pyetje dialogu Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.

Në një intervistë për Associated Press, Hoti ka thënë se “Kur është në pyetje roli i Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në këtë proces, ato duhet ta plotësojnë njëra-tjetrën. Ashtu si ka qenë edhe në të kaluarën, gjatë fazave të ndryshme të shtetësisë së Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë, vetëm kur kemi pasur bashkëpunim të ngushtë midis BE-së dhe SHBA-së, kemi pasur rezultate të qarta dhe konkrete dhe s’duhet të jetë ndryshe as këtë herë”.

Gjatë kësaj interviste Hoti e ka përsëritur se ky proces dialogu duhet të përfundojë vetëm me njohje reciproke.

“Po hyjmë në këtë fazë përfundimtare të dialogut, me qëllim të arritjes së njohjes reciproke dhe normalizimit të raporteve midis shteteve tona dhe ky ishte qëndrimi që paraqita”.

Hoti dhe Vuçiq takohen të enjten më 17 korrik./Insajderi.com