Avdullah Hoti shfrytëzon seancën e shpërbërjes së Kuvendit për të bërë fushatë

Avdullah Hoti shfrytëzon seancën e shpërbërjes së Kuvendit për të bërë fushatë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pak para se të votohet shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, ka marrë fjalën për herë të fundit në këtë legjislaturë, shkruan Insajderi.

Ai ka përmendur një e nga një dështimet e kësaj Qeverie, duke e quajtur me një fjalë se kjo Qeveri do të mbahet mend për të keq.

Hoti, ka paraqitur buxhetin e dëmtuar nga Qeveria PAN, numrin e madh të ministrave e zëvendësministrat, deputetët me aktakuza, humbjen e vendeve të punës, mënyrën e dialogut e shumë të tjera.

Ai meritat për të mirat që i kanë ndodhur vendit gjatë kësaj qeverisje, ka thënë se janë meritë e opozitës.

“Kjo seancë i përmbylle punët e kësaj legjislature, kështu që kjo legjislaturë ka qenë e konfrontimesh pozitë e opozitë, e jo debat për t’i paraqitur avancimet e qytetarëve. Kemi pas koalicion pa legjitimitet, si rezultat është realizuar vetëm 30% e punës edhe kjo me dëshirë të opozitës. Kjo qeveri do të mbahet mend për të keq, me 1/3 e deputetëve me aktakuzë. E ka dëmtuar buxhetin. Dialogu u udhëheq nga persona joadekuat. Programi qeverisës nuk u mor parasysh nga asnjë vendim i qeverisë”, ka thënë Hoti.

Ai e ka shfrytëzuar rastin se partia e tij nëse vjen në pushtet do të punojë që t’i mbarojë këto punë që kanë mbetur gjysmë./ Insajderi.com