Shkarkime

Avdullah Hoti shkarkon drejtorin e ATK-së dhe Doganave

Avdullah Hoti shkarkon drejtorin e ATK-së dhe Doganave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkarkuar drejtorin e Doganës së Kosovës dhe drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, kjo vetëm pak orë pas shkarkimit të Drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Ilir Murtezaj ishte emëruar si drejtor i ATK’së në shkurt të vitit 2019, njofton Insajderi.

Ndërsa, Ibrahim Xhaka ishte emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave në shkurt të këtij viti. /Insajderi.com