fbpx

Avdullah Hoti tallet me disa të rinj – u ofron praktikë në LDK

Avdullah Hoti tallet me disa të rinj – u ofron praktikë në LDK

Shefi i grupit parlamentarë i LDK-së, Avdullah Hoti është tallur me disa të rinj teksa ju ka ofruar atyre mundësinë e nënshkrimit të kontratave për praktikë në LDK, kjo me qëllim që të njëjtit t’i ndihmojnë deputetet e kësaj partie në kryerjen e detyrave.

Hoti ka thënë se secili nga këta të rinj do të jenë të angazhuar në një komision parlamentar për të ndihmuar deputetet e LDK-së.

“Sot nenshkruam kontratat me praktikante ne Grupin Parlamentar te LDK-se, te cilet do te ndihmojne deputetet tane ne kryerjen e detyrave te tyre. Besoj shume se kjo do te jete nje pervoje e mire per keta e rinj per tu pergatitur per angazhinet e tyre te ardhshme politike ne LDK. Secili nga ta do te jete i angazhuar ne nje komision parlamentar per te ndihmuar deputetet e LDK-se”, ka shkruar Hoti.